Kronika Shqipëri

65-vjeçari me COVID u hodh nga kati i katërt i spitalit, flet mjekja: Po trajtohej edhe për …

Zhurnal Ads

Një mjeke e spitalit “Shefqet Ndroqi” ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u shënua dje në këtë spital, ku një pacient 65-vjeçar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i pavijonit.

Teksa i shprehu ngushëllime familjes, ajo tha se krahas trajtimit për koronavirus, 65-vjeçari po trajtohej edhe për shqetësime psikologjike.

“Jam para jush në emër të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ku çdo ditë po bëhet një punë e jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë për pacientët që trajtohen për Covid-19, e cila është një sëmundje shumë e rrezikshme, e pabesë, që ka tronditur të gjithë botën. Në emër të stafit të spitalit tonë shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së pacientit 65 vjeçar, me inicialet H.M., i cili dha fund jetës mbrëmjen e djeshme. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.

Ju informoj se, 65-vjeçari ishte shtruar me pneumoni si pasojë e Sars Covid 2 dhe po trajtohej prej vetëm 24 orësh në spitalin tonë me terapinë e simptova Covdi-19 si dhe shqetësime psikologjike duke u asistuar nga stafi mjekësor.Sigurojmë qytetarët se do shërbejmë me përkushtim e sakrificë për të gjithë pacientët.”, tha mjekja pneumologe.

Më herët spitali në një deklarate zyrtare, informoi se “65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit”.

Reagimi i spitalit

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.

65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

Postime të ngjashme

Kokainë gjendet në Shkup, arrestohet një 35 vjeçar

admin

Ministri Lleshaj inspektim në Komisariatin e Policisë së Pogradecit: Është eliminuar mbi 70% nevoja e prezencës fizike të qytetarëve në mjediset e Komisariatit

admin

Tabaku: Shqipëria e rilindur është e dështuar dhe e falimentuar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...