670 euro – Kaq ka arritur paga mesatare në maj të këtij viti

nga Xh M

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në maj të këtij viti është 41.252 denarë dhe është 13,1% më e lartë se në maj të vitit kaluar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, kjo rritje vjen si kontribut i rritjes së pagës mesatare mujore neto në sektorët: arsim me 19.6%, argëtim-rekreacion dhe art me 19% dhe Administratë publike dhe mbrojtje; sigurimet shoqërore të detyrueshme për 16.3%.

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët: miniera dhe gurore me 5.7%, Objektet akomoduese dhe shërbime ushqimore me 4.4% dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar nga 4.3%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More