Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

69 kompani përmes FIZHT do të marin mbështetje financiare për zhvillim teknologjik

Shkup, 22 maj – Zhurnal.mk – Gjithsej 69 kompani nga 188 aplikimet që kanë arritur do të marrin mbështetje financiare nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) përmes thirrjes publike për grantet e bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik. Mjetet të cilat do t’i marrin do të jenë të dedikuara për furnizim të pajisjeve, digjitalizim, softuer për përmirësim të organizimit dhe për realizim të projekteve për efikasitet energjetik.

Shteti do ta ndihmojë realizimin e investimeve në kompanitë me 4 milionë e 200 mijë euro, ndërsa kompanitë do të marrin pjesë me gati 10 milionë euro.

“Ky është tregues shumë i rëndësishëm se edhe në kushte të krizës ka kompani vendore të cilat janë të gatshme me mbështetje minimale shtetërore të investojnë në zhvillimin e tyre, e me këtë edhe në zhvillim të ekonomisë në vend. Me publikimin e sotëm të rezultateve, nxisim cikël të investimeve në sektorin privat të ekonomisë vendore prej 14 milionë euro që është shumë e rëndësishme në periudhë të rimëkëmbjes ekonomike”, vlerësoi drejtori i FIZHT Jovan Despotovski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Kjo, sipas Despotovskit, tregon se ka bërthamë të shëndoshë në ekonomi e cila meriton që të mbështetet.

Projektet duhet të realizohen në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa sipas strukturës kryesisht dominojnë kompanitë e vogla dhe mikro. Numri më i madh i kompanive janë nga Shkupi. Dominojnë projektet nga sfera e shëndetësisë dhe mjekësisë, pas çka vijojnë nga tregtia dhe ndërtimtaria.

Nga numri i përgjithshëm i kompanive të cilat do të marrin mbështetje financiare, pjesa më e madhe ose 36 për qind janë kompani të cilat paraqiten për herë të dytë ose më shumë në thirrjet e Fondit të cilat paraprakisht ishin të pasuksesshme që, sipas Despotovskit domethënë se po zhvillohet kulturë e këmbëngulësisë te kompanitë dhe sektori privat ka besim në FIZHT.

Ajo që duhet të përmirësohet, thotë Despotovski, është ajo që është e vogël përqindja e kompanive me gra në pozicione udhëheqëse.

“Për fat të keq, pjesa e pjesëmarrjes së grave në strukturën e udhëheqësve është 29 për qind. Personalisht, vlerësoj se gratë janë shumë më të përgatitura për rreziqe kështu që shpresoj se ndoshta në thirrjen e ardhshme këto numra do të jenë më të ndryshëm”, tha Despotovski.

Kompanitë të cilat nuk janë zgjedhur do të kenë mundësi që të deklarohen para Komitetit për Miratim të Investimeve dhe nëse deklarojnë argumente adekuate, projekti i tyre përsëri mund të shqyrtohet me mundësinë që të pranohet.

Drejtori i FIZHT është i kënaqur nga puna e deritanishme duke theksuar se pa kompanitë e sotme, gjithsej 343 kompani sigurojnë mbështetje financiare me vëllim të përgjithshëm të investimeve prej 63 e gjysmë milionë euro. Këto kompani në bazë të tatimit të fitimit, tatimit personal të të ardhurave dhe kontributeve në buxhet kanë paguar 16 milionë e 772 mijë euro. Në to punojnë 4.915 të punësuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...