Maqedoni TOP LAJM

69 persona ndiqen penalisht për trafikimin e rreth 2700 emigrantëve

Zhurnal Ads

Shkup, 25 tetor – Emigrantët që herë pas here shihen se ecin lirshëm nëpër territorin tonë, janë vetëm “karrem” në duart e trafikantëve, të cilët policia thotë se janë pjesë e një rrjeti të gjerë kotrabanduesish me njerëz. Sivjet përmes aksionit “Refleks” pjesëtarë të MPB-së nga rajonet jug-veri asgjësuan dy grupe kriminale që kanë trafikuar emigrantë. Njësiti kombëtar për parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të emigrantëve përmes dy aksioneve kapi grupet me 21 anëtarë dhe tjetra me 14, të cilët ilegalisht transferuan refugjatë nga brezi gjelbër i kufirit jugor përmes territorit tonë deri në kufirin verior.

Gjatë këtij viti policia ka detektuar 88 raste të trafikimit me rreth 2,700 emigrantë. Për këto raste janë ngritur 56 kallëzime penale për 69 kryerësit e këtyre veprave. Numri i rasteve që kemi zbuluar është rritur për 54,4% për dallim nga viti i kaluar – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB tha se kryerësit e veprave që janë kapur kryesisht janë nga rajoni i Shkupit, Likovës, Manastirit dhe Strumicës; 7 të tjerë janë të huaj, 3 nga Turqia, 2 nga Gana, 1 nga Serbia, 1 nga Kosova. Ndërkaq, emigrantët që kapen në mënyrë ilegale përfundojnë në qendrat transitore të refugjatëve. Pas kalimit të afatit 21 ditorë, ata që refuzojnë të kthehen mbrapsht, kërkojnë azil politik ose ekonomik. Asnjëri nuk ka për qëllim të fitoj azilin në Maqedoni, thotë drejtori i kampit të azilkërkuesve në Vizbeg.

Përgjithësisht, azilkërkuesit vijnë për shkaqe ekonomike dhe e vazhdojnë udhën, nga ky numër i 700 personave sot kemi vetëm 22 këtu, ata ikin dhe nuk rrinë këtu. E shfrytëzojnë si vend për të pushuar dhe sipas rregullave ligjore shteti iu mundëson të rrinë këtu në pritje të vendimeve për azil – deklaroi Vlladimir Bislimovski, Qendra e azilkërkuesve në RMV.

Përderisa kufiri ynë me Greqinë është poroz për kontrabanduesit e emigrantëve, fqinji verior Serbia ke barrikaduar vijën kufitare me Maqedoninë. Por, këto dy të fundit kanë legjitimuar një strategji. Në Komisionin amë mori dritë jeshile propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RVM-së dhe asaj të Serbisë për bashkëpunim në fushën e luftimit të kontrabandës së emigrantëve.

Postime të ngjashme

300 pacientë të infektuar me covid janë të shtruar në spitale në gjithë vendin

Z H

Carovska: Modelin që e ofrojmë është më i sigurt me gjendjen aktuale epidemiologjike

T E

15.116 raste aktive me Covid-19, për momentin nuk do të ketë karantinë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...