Agjencia Zhurnal.mk

7 pjesëtarë të KF Prishtinë rezultojnë pozitiv me Covid 19

Prishtina ka njoftuar se tre futbollistë dhe katër anëtarë të stafit janë testuar pozitiv me Coronavirus, e për rrjedhojë nuk i janë bashkuar skuadrës në nisjen e përgatitjeve në Istog, për sezonin e ri futbollistik, njofton Insajderi.

Gjithashtu është bërë e ditur se të infektuarit do të ri-testohen sërish pas pak ditësh, sepse ata janë afër shërimit nga ky virus.

“FC Prishtina mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptoma të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog, ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Të infektuarit pritet të ri-testohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, derisa të mësojë kundërshtarin e ndeshjes para-eliminatore (e mëson më 9 gusht), kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht, vendas apo mysafir, varet nga shorti”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...