Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

7 vjeçe e me paralizë cerebrale, prindërit kërkojnë ndihmë për operim në Turqi

Shkup, 30 janar – 7 vjeçarja Nil Nasufoska ka lindur me paralizë cerebrale, ajo është operuar në Shkup por pa sukses, prindërit e saj të cilët kanë edhe dy fëmijë të tjerë dhe i kanë rritur në kushte të këqija duan që edhe Nili të shërohet dhe të jetë si dy vëllezërit e saj.

Ajo është rritur në këto kushte, por halli i prindërve nuk është ky. Ata duan që të mbledhin fonde për ta dërguar atë në Turqi pasi që janë të bindur se për Nilin ka ende shpresa që të shërohet.

 “E kemi operuar në Shkup atje nuk më kanë garantu dhe e kam dërguar në Ohër në terapi fizikale, vajza ka ndjenja dhe tani dua me vetëfinancim ta dërgoj në Turqi, ndërsa në Gjermani nuk më dhanë garanci dhe më kërkojnë shumë para”, tha Rrahim Nasufoski.

Ai thotë se Nili në këtë gjendje është nga lindja e saj.

Rrahim Nasufoski: “Nga dita e lindjes Nil është në këtë gjendje me paralizë cerebrale që nga dita e lindjes.

TV21: A ka dhimbje Nili dhe a e keni të vështirë të jetoni në këto kushte siç i keni?

Rrahim Nasufoski : “Jo si prindër nuk e kam të vështirë, më vjen keq, por skam çka të bëjë”.

Babi i Nilit punon tek Ndërmarrja shtetërore Rrugët e Maqedonisë por rroga e tij nuk mjafton për kushtet që duhet të ia plotësojë Nilit.

 “Punoj tek Rrugët e Maqedonisë 16000 mijë denarë e kam rrogën, kjo është konrtrata e dytë që ma vazhduan tani, me këtë rrogë nuk mund të arrijë askund, nuk mund të arrijë për ushqim e jo për punët e tjera”, u shpreh Rrahim Nasufoski.

Ai thotë se një vizitë tek mjekët në Shkup i kushton 9000 denarë, ndërsa kur e çoj në Ohër i lë atje por duhet t’ju dërgoj të hanë të pinë edhe atje më kushton kur rrinin në Ohër harxhoja nga 1000 euro për periudhën që ajo rrinte atje për terapi.

Ai apelon tek të gjithë që kush ka mundësi t’i ndihmojë që vajza e tij të shërohet dhe të ketë një jetë normale si të gjithë fëmijët e tjerë.

 “Kam nevojë për vajzën time, dua të mbledh mjete dhe ta dërgoj në Turqi ta shëroj nëse ka shanse të shërohet dhe është e mundur, për këtë i lus të gjithë qytetarët në këtë apel të gjithë myslimanëve, shokëve miqve kush si mundet të na ndihmojë për vajzën”, tha Rrahim Nasufoski.

Fal bamirësve për të tanimë është ndërtuar një shtëpi dhe pritet që pasi të përfundohet ai me familjen e tij të jetojë në shtëpinë e re, por ai hallin më të madh e ka me vajzën e tij që ta shërojë dhe të mundet edhe ajo të shkojë në shkollë si të gjithë moshataret e saj.

Xhirollogaritë për Maqedoni dhe jashtë vendit

250-0320004288-30(SHPASNKA BANK)

MK07250322220218933 (SPARKASSE BANK)                        

NUMER KONAKTI: 070 448130

Postime të ngjashme

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet 40 minuta

D V

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...