Ekonomi Maqedoni

70 milionë euro për të shpëtuar vendet e punës

Zhurnal Ads

Shkup, 24 tetor – Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza e Covid-19 për pagesë të rrogave për tetor, nëntor dhe dhjetor të këtij viti. Me këtë vazhdon mbështetja për shpëtim të vendeve të punës, kurse për realizimin e kësaj mase janë paraparë 70 milionë euro.

“Me këtë propozim-ligj masa për mbështetje të pagesës së rrogave është ende më e targetuar, kurse mbështetja do të jetë e tillë: kompanitë që janë më të prekura nga kriza do të marrin mbështetje më të madhe financiare, kompanitë që kanë të ardhura të reduktuara prej 30 deri në 40% do të marrin ndihmë financiare deri në 14.500 denarë për çdo të punësuar, kurse për kompanitë me të ardhura të reduktuara prej mbi 80%, shuma e mbështetjes financiare për pagesë të rrogave do të jetë 21.776 denarë për çdo punëtor”, deklaroi Marija Georgievska nga LSDM.

Postime të ngjashme

Të gjitha klinikat interne do të pranojnë pacientë me Covid-19

XH,I

Karakaçanov: Nuk besoj në intervista, ajo që tha Zaev duhet të dëshmohet në vepër

Z H

Prej sot, pajisjet e dimrit në veturë janë të obligueshme

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...