73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN. Rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

nga V.E.

Grupi BALFIN, një nga konglomeratet më të mëdha në rajon, ka deklaruar një shifër rekord në fondin e pagave për vitin e kaluar. Në një postim në rrjetet sociale, grupi i drejtuar nga sipërmarrësi Samir Mane, bëri të ditur se fondi i pagave për vitin 2024 ka qenë  73 milionë euro, një rritje prej afro 25% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Por rritja nuk ndalet vetëm tek pagat. Sipas burimeve zyrtare, BALFIN ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm edhe për shtetin. Totali i pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të bëra nga grupi në vitin 2024 arriti në 16,5 milionë euro, një shifër shumë më e lartë se ajo e vitit 2023, kur BALFIN kishte paguar 12,2 milionë euro.

Me një forcë punëtore prej 5,483 punonjësish, Grupi BALFIN konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si një nga punëdhënësit më të mëdhenj. Këto të dhëna tregojnë qartë rritjen e vazhdueshme të grupit dhe ndikimin e tij ekonomik në tregjet ku operon.

A do të vijojë ky trend rritjeje edhe në vitet në vijim? Duke parë ambiciet e BALFIN-it dhe vizionin e Samir Manes, gjithçka duket e mundur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More