Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

73 vjeçari nga Maqedonia bie në koma pas vaksinimit në Serbi

Shkup, 29 mars – Zhurnal.mk – Një 73 vjeçar nga Maqedonia ka humbur vetëdijen dje pasi ishte vaksinuar në Serbi. Këtë madje e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Universitare, Zoran Perishiq, informon Zhurnal.

73 vjeçari ende është në spital dhe nuk ka asnjë shenjë përmirësimi, ai gjendet në koma.

Drejtori i Klinikës Universitare tregon se nuk është e ditur arsyea për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

“Duke patur parasysh se pacienti kishte patur opercime me 4 bajpas-a, është bërë koronagrafi dhe janë fotografuar bajpasët, nuk ka shenja të infarktit, asgjë nuk ka ndodhur rreth zemrës. Kështu që, këto arsye nuk përfshihen”, thotë Perishiq.

Ai shton se në varësi prej gjendjes shëndetësore të pacientit, do të bëhet dhe diagnozë shtesë.

Vaksinimi i qytetarëve nga Maqedonia ka filluar të shtunën, ndërsa dje para qendrës klinike ka patur tepër njerëz nga shkaku se qytetarët nga Maqedonia nuk kishin caktuar termine për vaksinim.

Organizimin për vaksinim e udhëheqë shtëpia shëndetësore nga Nishi, ndërsa drejtori Millorad Jerkan për pacientin 73 vjeçar shprehet se ka qenë i stërlodhur./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Dafina Vidishiqi

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...