74 milionë euro plus një lojtar, Man City bën ofertën e çmendur për yllin anglez

nga D. V.

Manchester City ka përgatitur një ofertë të lartë për të siguruar qendërmbrojtësin e Newcastle Unitedit, Tino Livramento.

Skuadra e Pep Guardiolas po synon përforcime në repartin defansiv, me Livramento që shihet si adekuati për sistemin e teknikut spanjoll, si dhe një projekt mjaft afatgjatë.

Siç raporton “Fichajes”, oferta e Cityt është mjaftë ambicioze. Klubi anglez është gati të ofrojë 74 milionë euro, plus një futbollist për të gjetur “gjuhën e përbashkët” me Newcastle, pasi siç dihet nuk është lehtë të negociohet me klubin anglez.

Lojtari i “sakrifikuar” thuhet se është James Trafford. Portieri është në një situatë të komplikuar që kur erdhi Gianluigi Donnarumma, pasi nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Ligën premier.

Newcastle Utd në fakt tentoi të nënshkruante me Trafford verën e shkuar, kur portieri ishte pjesë e Burnley. Atë kohë, Man City e fitoi garën për “gardianin” në minutat e fundit.

Newcastle Utd po e konsideron seriozisht këtë ofertë meqenëse vazhdojnë ta vëzhgojnë Trafford, me këtë të fundit që e ka kërkuar largimin nga City për një minutazhë më të lartë diku tjetër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More