Agjencia Zhurnal.mk

76 raste të reja me Covid 19

Shkup, 2 qershor – Nga 885 teste të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 76 persona kanë rezultuar të infektuar me virusin Korona.  52 nga rastet e reja janë regjistruar në Shkup, më së shumti në Çair dhe Studeniçan, ndërsa 14 në Tetovë. Gjendja shqetësuese shfaqet edhe në Shtip, ku në ditët në vazhdim 600 persona të punësuar nëpër fabrikat do të testohen.

“Në Shtip janë mbyllur 6 fabrika, janë dhënë 55 vendime për vet izolim, gjatë ditëve në vazhdim do të testohen 600 të punësuar, deri tani janë bërë 100 testime. Në Tetovë janë dhënë 8 vendime për izolim dhe  54 për kontaktet e tyre. Kemi informacione për një vatër të re në Tetovë, një persona ka rezultuar pozitiv me vendim për vet izolim, dhe bëhen anketa për 30 të punësuar në një subjekt juridik- deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Nëse në vend do të rikthehen masat kufizuese dhe nëse të njëjtat do të jenë në fuqi në nivel lokal apo republikan, do të dihet më së voni të premten.

“Injorimi i virusit nuk do të ndihmojë në tejkalimin e kësaj gjendje. Qytetarët që respektojnë masat duhet të jenë shembull për të tjerët. Rikthimi i masave kufizuese është i mundur për sa kohë që nuk respektohen rekomandimet aktuale, si mbajtja e maskave, distancës dhe dezinfektimi i duarve- pohoi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë

Në total numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë është 2.382, prej të cilëve 1.624 janë shëruar kurse 141 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!