Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

77 vjetori i Fatos Kongolit/ Mirënjohje nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

Zhurnal Ads

Kur filloi pandemia një ndër takimet e mia të para me shkrimtarët ka qenë me Fatos Kongolin. Ishte i frikësuar, e kishte marrë malli të pinte kafen e përditshme dhe të bënte shëtitjet e tij po të përditshme gjatë periudhës së karantinës.

Sot feston 77 vjetorin. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit i dha mirënjohje. Për asnjë moment nuk hoqi dorezat dhe maskën. Por theksoi që letërsia mund të jetë shpëtim edhe nga luftëra të tilla.

Fatos Kongoli: Pasi kalon, ngjitesh sipër dhe troket tek Shën Pjetri, të mbyllet dera e kthehesh mbrapsht, atëherë kupton se çfarë është mirënjohja.

Besnik Mustafaj: Ne jemi me Fatosin e ri këtu Me Fatosin plot me energji, plot me imagjinatë, plot me ambicie dhe prandaj ditëlindjen tjetër, ose kur të bëjë 90 vjeç do t’ia bëjmë një festë gjigante.

-Çfarë mendon në mëngjes kur zgjohesh?

“Falenderoj Zotin që më jep dhe një ditë të re”.

Fatos Kongoli është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptar të pas viteve ’90, i cili me romanet e tij përshkruan dramën ekzistenciale të njeriut modern.

Romanet e tij janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, sllovakisht, japonisht dhe gjuhë të tjera.

Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika” dhe  “Penda e Artë” (2004).

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Piktori Memishi, me prejardhje shqiptare, hap ekspozitë në Paris

admin

Edicioni i 7 i festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea”, nis me filmin kosovar “Cirku Fluturues”

admin

Pullë e re postale me portretin e Parashqevi Qiriazit

S.B.

Koncert fundviti për Nexhmije Pagarushën, Filharmonia e Kosovës erdhi në Shkup sepse në Prishtinë nuk ka kushte

T E

75 vjet nga themelimi i UNESCO-s

S.B.

Vdes aktori Adem Mikullovci

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...