Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

774 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 62 raste, Gjakovë 43 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 36 raste, Pejë 31 raste, Prizren 30 raste, Lipjan 28 raste, Ferizaj 27 raste, Podujevë 26 raste, Kamenicë 25 raste, Viti 24 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Obiliq 21 raste, Klinë 16 raste, Drenas 11 raste, Kaçanik 10 raste, Malishevë 10 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Novobërdë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Junik 3 raste, Istog 2 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...