Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

8 muaj burg për Betim Kasamin, pjesmarës në protestat e “Monstrës”

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Me tetë muaj burg është dënuar Betim Kasami, një prej pjesmarësve në protestat e dhunshme të 26 shkurtit për rastin “Monstra”, informon Zhurnal.

Siç thonë nga gjykata, gjatë shqiptimit të dënimit kanë patur parasysh gjendjen shëndetësore të të akuzuarit.

Edhe vet Betim Kasami ka pranuar fajin dhe është penduar për veprën e kryer.

“Po, isha në protesta. E pranoj veprën. Vet e pranoj fajin. Pendohem për veprën e kryer dhe lus gjykatën të më dënojë më pak”, tha i akuzuari Kasami.

Avokatja Ivanka Jakimovska theksoi se i akuzuari Kasami është një person i ri në moshës dhe për herë të parë përballet me ligjin. Sipas saj, ai është ndikuar nga turma.

I akuzuari tjetër Fabio Idrizi ka propozuar tre dëshmitarë për t’u mbrojtur, ndërsa për të njejtit, avokati Asmir Alispahiq duhet të dorëzojë adresat e tyre për t’iu dërguar ftesa.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...