Agjencia Zhurnal.mk

8-shja e pavarur paralajmëron padi penale kundër Antonio Milloshoskit

Tetë deputetët të cilët u përjashtuan nga VMRO-DPMNE-ja, përmes një komunikate për media, kanë mohuar akuzat e deputetit Antonio Milloshoski, i cili dje në një emision debativ i akuzoi ato se kanë pranuar të holla për votimin e ndryshimeve kushtetuese, njofton Zhurnal.

Siç paralajmërojnë nga tetëshja e pavarur, nëse Milloshoski nuk i vërteton fjalët që ka thënë kundër tyre, do të ngritin padi penale.

“Gjithashtu, në vazhdimësi nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së thuhen akuza të tilla për haraç. Thërrasim deputetin Antonio Milloshoski dhe të tjerët nga VMRO-DPMNE, nëse kanë dëshmi për këto akuza, menjëherë t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike. Në të kundërtën paralajmërojmë se ato fjalë do të duhet t’i sqarojë para gjykatësit”, thuhet në reagimin e tetë deputetëve./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...