Shkup, 6 tetor – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë bërë 1841 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 225 raste të reja pozitive, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, më tepër se gjysma janë regjistruar vetëm në Shkup, gjithsej 120. Më pas në Kumanovë janë regjistruar 10 raste të reja, në Shtip 8, Prilep 15, Tetovë 17, Strugë 6, Manastir 7, Ohër 4, Gostivar 1, Gjevgjeli 3, Strumicë 13, Kriva Pallankë 2, Koçan 6, Probishtip 2, Berovë 3, Vinicë 1, Dellçevë 1, Shën Nikollë 3, Kërçovë 2 dhe Negotinë 1.
Gjithashtu kanë ndëruar jetë tetë pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë 75 dhe 68 vjeç nga Shkupi, tre pacientë 82,68 dhe 65 vjeç nga Gostivari, 69 vjeç nga Koçani, 78 vjeç nga Struga dhe 64 vjeç nga Strumica.
Nga ana tjetër janë shëruar 159 pacientë.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 197382 testime. Prej tyre, 19096 kanë rezultuar pozitiv, 15645 janë shëruar, 768 kanë vdekur ndërsa rastet aktive për momentin janë 2683.//Zhurnal.mk