Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet

Nëse ka ndonjë stinë që na rikthen ose na shton edhe më shumë dashurinë për ujin, ajo është vera.

Në ditët e nxehta, asgjë nuk është më freskuese se një gotë uji me akull apo një zhytje në det. Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe mund të zbulojmë se po “hamë” më pak H20 sesa është e nevojshme për ta mbajtur veten të furnizuar me energji. Kjo është shumë e rëndësishme, duke qenë se gjatë verës dehidratimi bëhet edhe më i lehtë dhe diçka e tillë nuk i duhet askujt.

“Me temperaturat e nxehta, shumë individë janë më të prirur për djersitje, gjë që bën që trupi të humbasë ujë”, thotë eksperti i ushqimit Keri Gans. “Kur djersitni më shumë, jo vetëm që po humbni ujë, por edhe elektrolite. Pa lëngje dhe elektrolite të mjaftueshme për t’u hidratuar siç duhet, trupi juaj mund të fillojë të mbinxehet. Rimbushja e atyre elektroliteve, si natriumi dhe kaliumi, është thelbësore për t’u ri-hidratuar.”

Uji përfshihet në shumë funksione të rëndësishme të trupin tonë. Ai e ndihmon atë të funksionojë si duhet dhe ndihmon në pastrimin e “mbeturinave”, mirëmbajtjen e funksionit të duhur të trurit në mënyrë që të qëndroni të përqendruar dhe vigjilent dhe në rregulimin e temperaturës së trupit. Për më tepër, hidratimi ndihmon në parandalimin e infeksioneve, shpërndarjen e lëndëve ushqyese në qeliza etj.

Këtë verë, por edhe çdo stinë, krahas ujit, konsumoni edhe sa më shumë ushqime hidratuese! 8 prej tyre zbulojini tani:

Shalqiri: Përbëhet nga 92% ujë dhe përmban edhe vitamina C, A dhe magnez.

Kastraveci: Përmban rreth 96% ujë dhe u jep shumë shije pjatave tuaja!

Sallata jeshile: Një sallatë e përzier me produkte të freskëta nuk është vetëm një vakt i shijshëm, por edhe një mundësi e mirë për hidratim. Në thelb, sallata jeshile është thjesht “ujë jeshil”.

Domatet: Nëse jeni duke bërë një sallatë, gjithashtu mund të hidhni disa domate. Ato përmbajnë shumë ujë, por edhe kalium – i rëndësishëm nëse humbni shumë nga ky mineral duke u djersitur.

Luleshtrydhet: Luleshtrydhet kanë 91% ujë. Fruti i mbushur me fibra përmban gjithashtu shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Pjeshkat: Pjeshkat përbëhen nga rreth 90% ujë. Ju mund t’i prisni në copëza dhe t’i përzieni me kos, duke bërë një kos të shijshëm frutash (shtoni sa fruta të doni).

Pjepri: Pjeprin mund ta përdorni kudo në sallata, si vakt i vogël pasditeje (snack), në plazh, në drekë apo në mbrëmje. Përbëhen nga 90% ujë dhe janë të mbushura me vitaminë A.

Portokalli: Përveç vitaminës C, portokallet përmbajnë 86% ujë, pra ndonëse është opsion më pak hidratues, mbetet i shijshëm për t’u konsumuar, kështu që pse jo?

Postime të ngjashme

Njihuni me zgjidhjet më të shpejta kur ju djeg kandili i detit

D V

Ky aktivitet argëtues zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë tek të rriturit e moshuar me 35 për qind

D V

Shenjat fillestare të sklerozës

D V

Mjekja paralajmëron të mos merrni aspirinë pa recetë mjekësore – mund të lindin komplikime serioze

D V

Truri është në gjendje të formojë lidhje të reja midis qelizave të veta

D V

Reagimi i organizmit tonë kur nuk jemi aktivë sa duhet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...