Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

8 viktima dhe 498 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën në Kosovë tetë viktima me koronavirus. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç)“, është thënë në njoftim, njofton REL.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 498 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,835 mostrave.

Kjo nënkupton që 17.5 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 17 prill janë shëruar 641 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 12,609.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,153 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,061 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Postime të ngjashme

Ambasadori Gjerman në Kosovë: Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme

N E

Diplomati Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është interes direkt i Serbisë

N E

Ilir Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE-në

N E

Lumir Abdixhiku: Nuk besoj se Donika Gërvalla ka dërguar dosje në Prokurorinë Speciale

N E

Faton Peci: Memli Krasniqi më tha hajde në holl të bëjë llom

N E

Lumir Abdixhiku për Vetëvedsosjen: S’kanë kapacitete për të bërë gjërat që kanë premtuar se do t’i bëjnë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...