Agjencia Zhurnal.mk

8 viktima nga koronavirusi në Serbi

Serbia ka shënuar viktimën e tetë nga Covid-19. Numri i të infektuarve me virusin korona është 528 raste, pasi në 24 orët e fundit edhe 71 persona kanë rezultuar pozitiv.

Në testimin më të gjerë lidhur me këto raste janë testuar edhe 188 persona të tjerë, por ata kanë rezultuar negativë.

Institucionet shëndetësore janë duke bërë apel që dy javëve të ardhshme të mos ketë lëvizje pasi kjo kohë është e rëndësishme që të fitohet beteja kundër virusit.

Serbia është duke u bërë gati për një numër të madh të të infektuarve dhe izolimin jashtë spitaleve në qendra si kjo. Ideja e sulmit ndaj virusit është që të izolohet dhe të mos vijë në kontakt me persona të tjerë.

“Është me rëndësi që ta dimë se këta njerëz janë shëruar pas 14 ditësh dhe kanë fituar imunitet që së bashku të luftojmë. Çdo mënyrë tjetër do të ishte e pasigurtë dhe e ngadaltë. Ne duam ta dimë që kemi zgjedhur një pjesë të problemit dhe të merremi me probleme të tjera”.

Dhjetëra qendra sportive po kthehen në qendra spitalore që të shërbejnë në luftën kundër pandemisë. Serbia ka nisur gjykimet për ata që shkelin izolimin dhe është dënuar personi i parë me dy vjet heqje lirie.

Numri i të izoluarve, persona që kanë qenë në kontakt me të infekuar ose janë kthyer në vend, deri më tani janë mbi 50 mijë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...