Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

80 përqind e heroinës afgane në Shqipëri vjen nga Maqedonia e Veriut, Elbasani pikë kyçe

Zhurnal Ads

Shkup, 1 nëntor – Maqedonia e Veriut është i vetmi shtet në Ballkan që konsiderohet unik nga të gjithë si një pikë kyçe për shpëndarjen në Europë të heroinës afgane.

Ajo është një pikë kryesore tranziti për shtetet në Europën Perëndimore. Vendndodhja gjeografike i mundëson një lidhje me 5 shtete, ku kalon rruga kryesore e heroinës. Bullgari, Turqi, Kosova, Serbia dhe Shqipëria.

Të gjitha rrugët e trafikut ndërkombetar do të kalojnë patjetër në Maqedoni.

Për Europol, Maqedonia e Veriut është vendi më i rëndësishëm për heroinën, ruajtjen dhe ripaketimin.Trafikantët nga Maqedonia e Veriut, janë gjithnjë e më aktivë në tranzit dhe në tregjet e destinacionit. Bandat në këtë shtet trafikojnë sasi të mëdha heroine nga Turqia në Europën Perëndimore dhe Qëndrore.

Dy janë synimet kryesore, duke qene se janë edhe shtetet të cilat konsumojnë më shumë heroinë, Zvicra dhe Hollanda.

Në hartat e krijuara nga ekspertët tregohet qartë rrugët nga ku shpërndahet heroina.

Për herë të parë në 2010 u raportua nga vetë organet atje transaksione të dyshimta të bëra me Afganistanin, nga trafikantët lokale të cilet dyshohej se po blinin drogë direkt në këtë shtet. Gjashtë jane pikat e kalimit kufitar te Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se kalojnë sasira të konsiderueshme heroine, dhe një prej tyre lidhet me Shqiperinë. Sasitë e vogla ndalojnë në Elbasan.

Ndërsa sasitë e mëdha vazhdojnë rrugëtimin ndërkombetar. 80 përqind e heroinës që hyn në Shqipëri vjen nga Maqedonia. Kjo e bën Elbasanin sidomos pas 2010-ës, një ndër pikat kyce, të shpërndarjes jo vetëm për tregun vendas, por edhe atë në Itali.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

A mund të futet policia për të kontrolluar mysafirët në shtëpi? Ja çfarë thotë Kushtetuta

Z H

Spastrimi i gjyqësorit, Mustafa: Jemi gati për fillimin e procesit

T E

Donacion gjerman për Spitalin e Kërçovës, montohet objekti modular me 15 shtretër

B M

Veber: Shanset që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në, janë 50%

T E

Ish kryeministri Georgievski: Në Bullgari ka ndjesi negative për maqedonasit

T E

140 raste të reja, 4 të vdekur e 134 të shëruar, ja bilanci i fundit me Covid 19

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...