800 nxënës të shkollave të mesme dhe mësues, pjesë e projektit “Flas gjuhën e shokut tim”

Shkup, 6 tetor – Në 23 shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit këto ditë fillon realizimi i ciklit të tretë të kurseve tremujore online për mësimin e gjuhës shqipe, maqedonase dhe turke. Kurset janë dedikuar për nxënës dhe mësues, dhe janë pjesë e projektit „Flas në gjuhën e shokut tim“ të parashikuar me Strategjinë e Qytetit të Shkupit për integrimin ndëretnik dhe përfshirjen qytetare edhe në Programin për Aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga Fusha e Arsimit për vitin 2021.

Me këtë aktivitet do të përfshihen gjithsej 825 mësues dhe nxënës, një pjesë e tyre do të ndjekin kurset fillestare, dhe një pjesë tjetër do të ndjekë kurset në vazhdim.

Sipas interesit të shprehur:

  • 296 nxënës dhe 8 mësues do të ndjekin kursin për mësimin e gjuhës maqedonase;

-148 nxënës dhe 49 mësues do të ndjekin kursin për mësimin e gjuhës shqipe, përderisa 5 nxënës dhe 14 mësues do të ndjekin kursin në vazhdim;

  • 251 nxënës dhe 36 mësues do të ndjekin kursin fillestar për mësimin e gjuhës turke, përderisa 16 nxënës dhe 2 mësues do të ndjekin kursin në vazhdim;

Me ndjekjen e kurseve të rinjtë do të kenë mundësi të fitojnë njohuri bazë të gjuhës që flasin shokët e tyre të klasës, gjë e cila do të kontribuojë për socializimin e tyre gjuhësor. Projekti ka për qëllim stimulimin e bashkësive shkollore në ndërtimin dhe zhvillimin e ndërveprime pozitive ndërmjet nxënësve dhe mësuesve nga bashkësi të ndryshme etnike dhe ndjek parimet e Strategjisë së Qeverisë për Zhvillimin e Konceptit për një Shoqëri dhe Interkulturalizëm.

Kurset do të mbahen nga të punësuar në shkollat e mesme, dhe të njëjtët mbështeten nga ana logjistike dhe financiare nga Qyteti i Shkupit.

Related posts

Në Kuvend seancë për pyetje deputetësh

Z H

PDSH / 13 kandidatë për kryetar komune dhe 16 lista për këshilltar komunal

Redaksia

Xhaferi: Ballkani Perëndimor në BE do ta përforconte Unionin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More