Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

82 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

82 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali i Pejës kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator, ndërsa 64 janë në oksigjenoterapi. Po ashtu nga spitali kanë njoftuar se 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“82 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 4 janë në respirator (CPAP), 64 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Gjatë fundjavës, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 674 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 74 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Postime të ngjashme

Publikohet rezultati: Ja sa vende deputetësh kanë fituar VV, PDK, LDK dhe AAK (Tabela)

S.B.

Kurti i nis letra Erdoganit dhe Netanyahut

S.B.

Freedom House: Shqipëria, Kosova pjesërisht të lira

S.B.

Sot pritet të përfundojë numërimi i votave të diasporës

S.B.

Lajçak sot në Serbi, takimin e parë e zhvillon me Vuçiqin

S.B.

​Kosovë/ Mbi 8200 raste aktive me COVID

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...