Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

864 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Prishtinë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Në Kosovë, vazhdon të mosrespektohet Ligji për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19.

Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Pavarësisht se ky ligj ka hyrë në fuqi më 25 gusht të këtij viti, Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar gjithsej 864 gjoba ndaj të gjithë qytetarëve që nuk e kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Theksojmë se, përveç ligjit në fuqi, Qeveria e Kosovës duke e parë rritjen e rasteve me koroanvirus, ka marrë edhe masa të reja për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, ku në këto vendime komunat janë ndarë në tri kategorizime, në rrezik të ulët, të mesëm dhe rrezik të lartë.

Në kategorinë e “zonës së kuqe”, rrezik të lartë, hyjnë të gjitha ato komuna që kanë më së shumti raste të reja me koronavirus, e këtu përfshihet edhe Prishtina dhe në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet të gjitha aktivitetet, përfshirë edhe lëvizjen e qytetarëve, pra orë policore gjatë kësaj periudhe kohore.

Postime të ngjashme

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

Bekim Laçi

“Dialogu, korrniza e vetme”, “DW”: Vuҫiç për kompromis me Kosovën – Prishtina kërkon vetëm njohje nga Serbia

Bekim Laçi

KGJK sot bëhet me kryesues, Gjykata e Prishtinës me kryetar

Bekim Laçi

Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez në Pallatin Elisee

Bekim Laçi

Kurti dhe Wolfgang Petritsch flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Bekim Laçi

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...