Pejani kërcënon ish-bashkëshorten dhe rrah vajzën e mitur, policia nis hetimet

nga D V

Një grua kosovare ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti i saj i ka dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese përmes telefonit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vajza e tyre e mitur ka deklaruar se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Përkundër dhunës së përjetuar, vajza ka refuzuar strehimin dhe ka vendosur të qëndrojë me nënën e saj në shtëpinë e prindërve të nënës.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Pejës, dhe është duke u hetuar nga autoritetet për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More