Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

870 raste të reja, 14 të vdekur e 292 të shëruar

Shkup, 28 tetor – Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2647 testime ndërsa janë regjistruar 870 raste me koronavirus, raporton SHENJA. Ky numër paraqet rekord që nga fillimi i pandemisë.

Rastet janë evidentuar në: Shkup-422, Kumanovë-28, Dibër-10, Shtip-25, Prilep-28, Tetovë-64, Strugë-10, Veles-38, Manastir-29, Ohër-26, Gostivar-23, Strumicë-55.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 292 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit 14 pacientë kanë humbur jetën. Tre pacientë nga Shkupi (51, 60 dhe 83), tre nga Kumanova (65, 71 dhe 53) dy nga Prilepi (55 dhe 56) një nga Tetova (63) një nga Velesi (65), një nga Strumica (68), një nga Radovishi (72) dhe një nga Kravota (75). Që të gjithë kanë humbur jetën në kushte klinike.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 28 697, numri i personave të shëruar është 19 771, ndërsa i të vdekurve është 963. Numri i rasteve aktive është 7963.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...