251
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte shpërfillur urdhrat e Policisë, ndërsa të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur një sëpatë.
Rasti ka ndodhur të dielën në Qendrën e re Tregtare në Drenas.
Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor dhe të njëjtit i ka penguar në kryerjen e detyrës. Gjatë kontrollit te i dyshuari (në rroba) i është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë”, thuhet në raport.