Mbappe kalon testet mjekësore te Real Madridi, vërshohet nga tifozët dhe jep autografe

nga D V

Kylian Mbappe u paraqit në Valdebebas këtë mëngjes për testet e para mjekësore si lojtar i Real Madridit dhe i përfundoi ato me sukses.

Prezantimit të Mbappes po i afrohen minutat e fundit, pasi francezi tashmë gjendet në Madrid ku ka përfunduar edhe testet mjekësore.

Nuk munguan nënshkrimet nga Mbappe, i cili pati edhe disa fjalë për mediat.

“Ëndrra ime është përmbushur me siguri”, u tha Mbappe gazetarëve në një mesazh të qartë për tifozët e Los Blancos.

Ndryshe, Mbappe është transferuar si lojtar i lirë te Mbretërit, pasi vendosi të mos e rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain.

Ai do ta mbajë fanellën me numër 9 te Real Madridi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More