Shkup, 19 korrik – Është djegur bari i thatë rreth barakave të vjetra të ish Ndërmarrjes ndërtimore “Beton” – Shtip, ndërsa prej tyre zjarri është përhapur në oborrin e fabrikës për mobilje dhe në drejtim të shtëpive të para të vendbanimit Prebeg.
Banorët e këtij vendbanimi kanë penguar zjarrin të arrijë disa metra me lopata dhe makineri ndërtimi. Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në terren, ndërsa banorët e zonës i kanë ndihmuar për shuarjen e zjarrit.