Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

89 vjetori i lindjes, Presidenti Meta kujton të madhin Dritëro Agolli

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar në nder të ditëlindjes së tij, shkrimtarin dhe poetin e madh shqiptar Dritëro Agollin.

Në një dedikim të gjatë, Meta ka thurur lavdet më të larta për të, teksa shkruar se “Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur”.

Gjithashtu Kreu i Shtetit ka vijuar duke shkruar se realitetin e librit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është ende e pranishme edhe sot.

Publikimi i plotë më poshtë:

Dritëroi ynë dritëron gjithmonë!

Thellësia e mendimit, këshillat e mençura, forca e karakterit, urtërsia, e në veçanti kurajoja për t’u ballafaquar me padrejtësinë janë një pasuri e madhe që ai na la të gjithëve, së bashku me kryeveprat artistike, ngahera aktuale, frymëzuese dhe shumë të dashura.

Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur. Ai ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë, sepse forca e talentit, karakterit dhe fuqia e mendimit i buronte nga populli dhe madhështia e të qenit në radhë të parë njeri modest dhe i thjeshtë, pranë halleve e problemeve të bujkut, fermerit, punëtorit dhe shqiptarit patriot, gjithmonë i pari për t’u “përleshur” me padrejtësinë, arrogancën, megalomaninë, burokratizmin dhe presionet e pushtetit.

E kush do ta mendonte se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën.

Sot në ditën e tij të lindjes, Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve. Por ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në çdo raft librash, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij!

Postime të ngjashme

Topalli prezanton kandidatët e tjerë: Të nxjerrë nga sirtari që nuk do të hapej kurrë

S.B.

Pas largimit të Bamir Topit, shkrihet e gjithë FRD

S.B.

Kushtetuesja shqyrton padinë e PR për Komitetin Teknik

S.B.

Meta kujton tubimin e 1 viti më parë: Misionin tonë të nisur më 2 mars për rivendosjen e sovranitetit të plotë të shqiptarëve, do ta çojmë deri në fund, më 25 prill

S.B.

“100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së tij 6.2 mld euro (Video)

S.B.

Shpresa tek vaksinat: Rëndim i situatës së pandemisë në Shqipëri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...