Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

9 prilli – Dita e punëtorëve të hekurudhave të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Transporti hekurudhor konsiderohet si dega më e vjetër e transportit në botë, e cila ka luajtur rolin e pionerit në qarkullimet masive. Hekurudhat janë arteriet kryesore që lidhin qytete dhe shtete mes veti.

9 prilli i vitit 1873 është dita e themelimit të sistemit hekurudhor në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast arriti treni i parë nga Selaniku në stacionin e Velesit. Kjo datë u vendos që të jetë edhe Dita e Punëtorëve të Hekurudhave të Maqedonisë.

Sot, në 148 vjetorin e Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, edhe pse në një gjendje jo të mirë financiare, kjo ndërmarrje ka vlerën më çmuar të saj, punëtorët e zellshëm dhe me plot vullnet.

Pikërisht në këtë kohë, në gjendje të një pandemie që ka prekur tërë globin, punëtorët e hekurudhave me vendosmëri po mbajnë gjallë sistemin hekurudhor në vendin tonë.

“Shfrytëzoj rastin që të gjithë veteranët dhe punëtorët aktual të Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut t’i falenderoj dhe t’ju uroj 9 Prillin – Ditën e Punëtorëve të Hekurudhave, duke ju uruar shëndet sukses në punë. Me përkushtim dhe këmbëngulësi, padyshim se do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat dhe do të sjellim rezultate pozitive në vitet në vijim”, uroi kështu drejtori gjeneral i Hekurudhave, Adnan Azizi./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...