Kuriozitete

90 thënie nga thesari i urtësisë kineze

Zhurnal Ads

Kjo përmbledhje thëniesh përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese, nga thesari i pafund i urtësisë së gjuhës kineze.

Thëniet e urta janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe, dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj.

Çdo thënie e gjuhës kineze mbart me vete një histori. Ndër to disa janë mjaft interesante, disa kanë një domethënie të thellë, të tjera janë dëshmitare ngjarjesh në historinë kineze.

Gjeni më poshtë 90 thënie nga thesari i urtësisë kineze:

  1. Borxhi i gojës paguhet me stomak.
  2. Ai që do të pasurohet brenda një kohe të shkurtër, duhet të peshkojë në të njëjtën kohë në tre lumenj.
  3. Ai që ka frikë nga vuajtja, vuan nga frika.
  4. Ai që ka në zemër dashurinë për një grua, s’ka kohë për urrejtje.
  5. Ai që ofendon harron, ai që ofendohet s’harron kurrë.
  6. Ai që të ka mësuar një ditë, gjithmonë mbetet baba i yti.
  7. Ai që sakrifikon ndërgjegjen nga ambicia, djeg një pikturë për të marrë hirin.
  8. Ajo që thua në veshin e dikujt, shpesh dëgjohet njëqind milja larg.
  9. Anjë zemër s’mund të dashurojë ose të urrejë sa do, por sa mundet.
  10. Ashtu si një vend i ngritur pengon rrjedhën e ujit, ashtu edhe mendja e madhe pengon punën.
  11. Atë ç’ka të mençurit e kërkojnë tek vetja, të marrët e kërkojnë te të tjerët.
  12. Atë që e lexoj – e mësoj, atë që e punoj, e di.
  13. Atij që ia besoni fshehtësinë tuaj, ai bëhet sundimtari i lirisë suaj.
  14. Atje ku ka vullnet për të dënuar, ka edhe prova.
  15. Balta mundet ta përlyejë margaritarin, por nuk mundet ta shndërrojë në baltë.
  16. Bëni të lumtur ata që janë afër dhe, ata që janë larg do të vijnë vete.
  17. Bota është një bujtinë e madhe, prandaj mos kërko qetësi, sepse të gjithë janë të afërmit e tu dhe do të të bezdisin.
  18. Budallai për ngut e pi çajin me pirun.
  19. Bujku shpreson shiun, udhëtari shpreson në mot të mirë.
  20. Kush më shan pas shpine, ai ma ka frikën. Ai që më lëvdon para sysh – më urren.
  21. Durimi mbron nga fyerjet, si rrobat nga të ftohtit.
  22. Duke pirë (njerëzit) çdo ditë nga një gotë çaj, sigurisht që farmacisti do të vdesë nga uria.
  23. E njëjta pemë mund të rrisë edhe fruta të ëmbla, edhe të tharta; e njëjta nënë mund të rrisë edhe fëmijë të zgjuar edhe budallenj.
  24. Është e lehtë të hapësh një dyqan, por është vështirë ta mbash atë.
  25. Fruti i pjekur bie vetë, por jo në gojën tonë.
  26. Gjuha është kali yt; po nuk e frenove, të flak përtokë
  27. Mendimi është i ngjashëm me hapjen e pusit: në fillim uji vjen i turbullt, pastaj ngadalë kthjellohet.
  28. Më së miri është e mbyllur ajo derë të cilën mund ta lëmë të hapur.
  29. Çdo marshim i gjatë fillon nga hapi i parë.
  30. Çiftet e martuara që duhen, i thonë njëri-tjetrit njëmijë gjëra edhe pa folur.
  31. Dituria që nuk plotësohet përditë, shteron çdo ditë e më shumë.
  32. Drejtësia është rezultat i opinionit të përgjithshëm.
  33. Edhe forca e vogël e një milingone mund të lëvizë peshën e madhe të një mali.
  34. E mira që llogaritet për t’u kthyer, nuk është e mirë.
  35. Është e lehtë të marrësh njëmijë receta, por është e vështirë të marrësh një ilaç të vetëm.
  36. Është e tmerrshme të vdesësh pa ditur se përse jetove.
  37. Fati ka katër këmbë, tetë duar e gjashtëmbëshjetë sy. Si shpreson të ikë keqbërësi duke pasë vetëm nga dy prej tyre?
  38. Fatkeqësia mbetet gjithmonë e jotja, kurse gëzimi ndahet.
  39. Fitimi vjen me ngadalësinë e atij që gërmon tokën me një gjilpërë, ndërsa harxhimi rrjedh si uji që rrëshqet në rërë.
  40. Fjalët e pakta ndiqen nga vepra të mëdha.
  41. Gruaja që e tregon moshën e saj ose është shumë e re dhe s’ka çfarë të humbë, ose mjaft e vjetër dhe s’ka çfarë të fitojë.
  42. I dituri dyshon për gjithçka, edhe për diturinë e saj.
  43. I dituri nuk trishtohet se nuk e njohin njerëzit; ai trishtohet se nuk i njeh njerëzit.
  44. I urti i harron fyerjet, siç harron nderet mosmirënjohësi.
  45. Jepi njeriut një peshk dhe e ke ushqyer për një ditë. Mësoje të peshkojë dhe e ke ushqyer për gjithë jetën.
  46. Kasollja ku qeshet e gëzohet vlen më tepër se një pallat.
  47. Ka vetëm njerëz përtacë, nuk ka tokë dembele; kur e mbjell në kohën e duhur, t’i jep frytet në kohën e duhur.
  48. Kënaqësi për një orë: një gotë verë; kënaqësi për një vit: martesa; kënaqësi për gjithë jetën: një kopsht.
  49. Kënaqu me atë që ke.
  50. Kërko, dhe do ta gjesh; lëre pas dore dhe do ta humbasësh.
  51. Ki guxim ta jetosh të nesërmen e vuajtjes sate, do të shpëtosh.
  52. Koha ia çel portat kujt di të presë.
  53. Kur e humb punën, nuk ke humbur asgjë; kur e humb shëndetin e ke humbur gjysmën; por kur e humb vullnetin i ke humbur të gjitha.
  54. Kur lexon për herë të parë një libër të mirë, sikur ke fituar një mik të madh të shpirtit. Po ta rilexosh sikur je takuar përsëri me mikun e vjetër; kur sa mbaron së lexuari, sikur ndahesh prej mikut, me të cilin nuk e di nëse do të takohesh përsëri.
  55. Kush dëshiron të bëhet dragua, duhet të hajë shumë gjarpërinj të vegjël.
  56. Kush e fsheh gabimin, është gati të bëjë gabimin tjetër.
  57. Kush do të jetë i pari, duhet të dijë se do të jetë i fundit, do t’u shërbejë të gjithëve.
  58. Kush e kërkon të vërtetën, duhet të dijë edhe ta përballojë.
  59. Kush nuk ka me çfarë të merret, u jep punë të tjerëve.
  60. Kush vë në dukje veset e mia, më mëson; kush më vë në dukje virtytet, më grabit.
  61. Lotët e njerëzve të mirë s’bien kurrë mbi tokë, por arrijnë në qiell.
  62. Luaj me ndjenjat e armikut tënd dhe do ta mposhtësh.
  63. Lulja e shpresës lulëzon në qelinë më të errët.
  64. Lumi i thellë rrjedh qetë dhe njeriu i urtë flet qetë.
  65. Mendimi e bën njeriun më të madh se një mal.
  66. Më thuaj se kush të llaston, të të them se cili je…
  67. Më së është e mbyllur ajo derë të cilën mund ta lëmë të hapur.
  68. Mësimi që hyn vetëm në sy dhe veshë i ngjan një vakti që hahet në ëndërr.
  69. Mësuesi të hap portën, por brenda duhet të futesh vetë.
  70. Mos lër në duart e një fëmije sende të mprehta dhe në duart e një burri më shumë pushtet nga sa është i zoti të zotërojë.
  71. Mos qesh me moshën e shtyrë. Lutu që ta arrish.
  72. Mos u bëj përtac, sepse përtacia është armiku më i madh i shëndetit.
  73. Në gjysmën e parë të natës mendo veset e tua, në gjysmën tjetër ato të të tjerëve.
  74. Në qoftë se një njeri bën vetëm atë që i kërkohet, ai është një skllav. Në qoftë se bën më shumë se i kërkohet, ai është njeri i lirë.
  75. Nëse do t’ia dalësh diçkaje, pyet tre të moshuar.
  76. Nëse e dimë se e kemi bërë një të keqe por refuzojmë ta pranojmë, jemi fajtorë të dyfishtë.
  77. Në shkencë, më e rëndësishmja është të bësh llogaritë; kur punon tokën, ka rëndësi të zgjohesh herët.
  78. Në vendin tënd njihet emri yt, kurse në vend të huaj vetëm veshja jote.
  79. Njeriu e merr alkoolin, pastaj alkooli merr alkool dhe më në fund alkooli merr njeriun.
  80. Oborrin e përbashkët s’ka kush ta pastrojë.
  81. Para se të kalojë hidhërimi, numëro deri në 100, mirëpo para se ta godasësh ndokënd, numëro deri në 1000.
  82. Po nuk i re këmbanës, nuk kumbon; po nuk u përpoqe, nuk ia del mbanë.
  83. Po nuk pat llamba vaj, shkon kot fitili.
  84. Po preke ziftin, do të nxihen gishtat.
  85. Po qe se mendon një vit më parë, mbjell një farë.
  86. Po qe se mendon dhjetë vjet më parë, mbjell një pemë.
  87. Po qe se mendon njëqind vjet më parë, edukon popullin tënd.
  88. Duke mbjellë një farë, do të kesh për të ngrënë vetëm një farë.
  89. Duke mbjellë një pemë, do të kesh të hash dhjetë herë.
  90. Duke edukuar popullin tënd, do të kesh të hash qindra e qindra herë.

Postime të ngjashme

Persona të armatosur futen me dhunë për të kryer vjedhje, amerikani 5-vjeç iu kundërvihet – e godet njërin prej tyre me lodër

admin

Taket e para në histori nuk janë veshur nga gratë

admin

Momenti kur australiani e shtyp një krokodil, teksa kapërcen një lum me zvarranikë të mëdhenj

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...