Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

9013 turistë e vizituan Maqedoninë gjatë prillit, më së shumti nga Turqia dhe Serbia

Shkup, 14 qershor – Mbi 9000 turistë të huaj e vizituan vendin në prill të këtij viti, ndërsa prej fillimit të vitit 42 586. Të dhënat e publikuara të Entit shtetëror për statistika tregojnë se nga turistët e huaj, në prill, numri I të cilëve është 9103, shumica nga Turqia dhe Serbia, ndërkaq destinacioni më I vizituar ishte Shkupi.

Numri I përgjithshëm I turistëve, vendorë dhe të huaj, në prill ishte 19 064, prej të cilëve 52,3 për qind janë turistë vendorë, ndërsa 47,7 për qind turistë të huaj, ndërkaq për periudhën janar-prill të këtij viti 97 735 dhe shënon ulje prej 19,4 për qind në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Tek turistët vendorë ka rritje për 23,3 për qind, ndërsa tek të huajt ka ulje për 44,3 për qind.

Numri I bujtjeve në prill 2021 është 42 117, prej të cilave 51,9 për qind janë nga turistët vendorë, ndërsa 48,1 për qind nga turistët e huaj.

Në periudhën janar-prill 2021, në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, numri I bujtjeve është pakësuar për 12,8 për qind, dhe atë tek turistët vendorë ka rritje për 12,4 për qind, ndërsa tek të huaj ka ulje për 32 për qind.

Postime të ngjashme

Fabrika për përpunimin e mbeturinave në Negotinë është projekt krejtësisht evropian dhe i pastër ekologjikisht, porositi Zaev

D V

Është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

BP: Treguesit e fundit makroekonomikë kryesisht lëvizin në kornizat e pritura

Z H

AUV do të promovojë fushatë për rëndësinë e etiketimit të ushqimit

Z H

Mbledhje të Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe Këshillit Buxhetor të Kuvendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...