Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes se sotme është shprehur se votuesit aktiv të prekur me koronavirus mund të mbeten pa votuar.

Sipas tij, momentalisht kjo është një çështje thuajse e pamundur për tu zgjidhur, pasi mungojnë kushtet.

“Nëse qytetarët janë të pamundur që të dalin nga shtëpia ne nuk kemi asnjë mundësi për të ofruar mundësinë për të votuar atje ku ato votojnë. Mundësia e vetme që KQZ do të përjashtojë është ngritja e qendrave të posaçme në qendra të caktuara si burgje apo qendra të tjera sociale por kur nuk ka më pak zgjedhës. Është një çështje shumë problematike dhe pse unë e shikoj të pamundur zgjidhjen e  një situate të tillë. Uroj që deri në zgjedhje të mos  e kemi këtë situatë nga Covid për shkak se kushtet për të mundësuar një gjë të tillë është e pamundur”, ka thënë Celibashi.

Kryetari i KQZ, më tej ka thënë se për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë janë 3, 584  milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara.

Sipas tij problem në këtë proces zgjedhor do të vijojë të ngelet vota e emigrantëve.

“Lista e zgjedhësve nuk ndryshon dot më, ato janë 3, 584  milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara. KQZ do t’i kërkojë qeverisë shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave. Deri tani nuk kemi asnjë rezultat konkret për votën e emigrantëve. Nuk kam qenë asnjëherë optimist për këtë proces. Kam qenë dëshirëplotë. Por nuk kemi pasur kohë”, ka thënë Celibashi.

Postime të ngjashme

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Edi Rama: Partia Socialiste merr 74-78 mandate

N E

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

Basha: Rama e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim!

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...