Pep Guardiola e di arsyen e krizës së Cityt dhe ai flet për të

nga D V

Manchester City po kalon nëpër një krizë të tmerrshme të rezultateve.

Citizens në shtatë ndeshjet e fundit kanë pësuar gjashtë humbje dhe kanë barazuar në një tjetër.

Kampioni në fuqi i Anglisë pret Nottingham Forestin ku synojnë të rikthehen te fitoret, derisa Pep Guardiola ka thënë se problemi i krizës janë lëndimet.

“Njerëzit thonë se kam një problem me Kevin De Bruyne. A mendoni se më pëlqen të mos luaj me Kevin? Që kam një problem personal me të pas nëntë vitesh bashkë”.

“Ai më ka dhënë mua suksesin më të madh për këtë klub. Por ai ka qenë pesë muaj i lënduar sezonin e kaluar dhe dy muaj i lënduar këtë sezon”.

“Ai është 33 vjeç. Ai ka nevojë për kohë për të gjetur më të mirën”, tha Pep.

“Pesë për Kevin, gola dhe asistime nga Jeremy Doku, gola dhe asistime nga Jack Grealish, nga Savinho ose Gundogan”.

“Pesë gola dhe asistime nga këto – jo 20, 30 apo 40. Vetëm pesë gola dhe asistime nga këta lojtarë dhe ne do të ishim në krye të ligës. Pse nuk ndodhi?:”

“Ata nuk ishin këtu, ishin të lënduar, nuk ishin gati. Ky është problemi më i madh që kam”, deklaroi Pep Guardiola.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More