Tahiri-AAK: Shteti në bllokadë funksionale, pa përfaqësim dhe pa vendimmarrje institucionale

nga D. V.

Ish- deputeti i AAK-së,  Besnik Tahiri, ka thënë se situata me moskonstituimin e kuvendit nuk duhet të normalizohet. Ai shton se shteti është në bllokadë institucionale.

“Rrafsh katër muaj pas zgjedhjeve, ende nuk kemi konstituim të Kuvendit, kjo situatë nuk guxon të normalizohet. Shteti është në bllokadë funksionale, pa përfaqësim dhe pa vendimmarrje institucionale.”

Tahiri ka thënë se kriza e krijuar po e minon funksionimin demokratik dhe po e cenon besimin e qytetarëve në institucione.

“Kjo është një krizë e thellë politike, që po e minon funksionimin demokratik dhe po e cenon besimin e qytetarëve në institucione. Kredibiliteti institucional po zbehet çdo ditë. Pa institucione të zgjedhura, nuk ka as demokraci, as shtet funksional. Kosova po e humb fuqinë dhe autoritetin e saj, si brenda vendit, ashtu edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë. Kjo gjendje duhet të marrë fund urgjentisht.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More