Nëpunësit policor evakuuan dhe transportuan një person të lënduar nga mali Jabllanicë

nga D. V.

Shkup, 9 qershor – Nëpunësit policor nga njësia e helikopterëve pranë MPB-së, sot evakuuar një person të lënduar në shpatet e malit Jabllanicë të Strugës, së bashku me ekipin e NJSA “Tigrat”.

MPB  njoftoi se pas kërkesës së pranuar më parë për ndërmarrjen e veprimeve lidhur me shpëtimin e një personi të lënduar në shpatet e malit Jabllanicë, rrethi i Strugës, së bashku me ekipin  e NJSA  “Tigrat”, u nisën me helikopter drejt vendndodhjes së caktuar për shpëtimin e personit.

“Pas mbërritjes në terrenin e theksuar dhe lokalizimin e saktë të personit të lënduar, ai u evakuua në mënyrë të sigurt nga nëpunësit policorë dhe u transportua në Aeroportin Ndërkombëtar “Sh. Apostulli Pavle” në Ohër, prej nga u mor nga Ndihma e shpejtë dhe u transportua për dhënien e ndihmës së mëtejshme mjekësore”, citohet në kumtesën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More