Shkup, 11 qershor – Nisma qytetare “Saport Koçani” e pagoi faturën për blerje të turit parë të veshjeve kompresive për të lënduarit nga ngjarja tragjike në Koçan, në vlerë prej 923.458 denarë.
Mjetet për blerjen, siç kumtuan nga nisma, ishin siguruar plotësisht përmes donacioneve nga qytetarë, kompani dhe mbështetës nga vendi dhe jashtë vendit.
Nga “Saport Koçan” informojnë se veshja kompresive është porositur dhe pritet të mbërrijë në Koçan rreth 16 qershorit. Gjithashtu, tashmë janë siguruar mjete edhe për turin e dytë të veshjeve, ndërsa më 16 dhe 17 qershor përsëri do të mbërrijnë ekspertë nga Bullgaria të cilët do të fillojnë me marrjen e masave individuale për porosinë e re.
“Edhe pse disa procese kërkojnë kohë, kjo është dëshmi se kur ka vullnet – ka edhe mënyrë. Ju falënderojmë të gjithë juve – qytetarë, miq dhe zemra të panjohura humane – që treguat çka do të thotë solidaritet i vërtetë”, bëhet e ditur në kumtesë.
