Trajkov në konferencën ndërkombëtare në Dubrovnik: Maqedonia dhe sfidat në rrugën drejt BE-së

nga D. V.

Shkup, 11 qershor – Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, do të marrë pjesë në Konferencën e 9-të shkencore ndërkombëtare për çështje dhe sfida nga fusha e BE-së dhe e drejta komparative  “Evropë e fortë dhe e sigurt: Aspekte ligjore dhe ekonomike”, e cila do të mbahet në Dubrovnik në dy ditët e ardhshme.

Në konferencë, zëvendësministrja Trajkov, siç kumtuan nga kabineti i saj, do të mbajë fjalimin e saj me temën “Maqedonia në rrugën drejt anëtarësimit në BE – sfida dhe perspektiva”.

Konferenca e nëntë ndërkombëtare shkencore për çështje dhe sfida nga fusha e BE-së dhe të drejtës komparative organizohet nga Universiteti “Josip Juraj Shtrosmajer” në Osijek.

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Çështje dhe sfida të BE-së dhe e drejta komparative (ECLIC)” shqyrton aspektet ligjore dhe ekonomike të anëtarësimit në BE përmes një qasje shumëdisiplinore, veçanërisht në lidhje me çështjet aktuale mbi strukturën institucionale të BE-së, kuadrin legjislativ dhe ndikimin e së drejtës së BE-së në fushat e ndryshme ligjore të vendeve anëtare, si dhe sfidat ekonomike me të cilat përballen Unioni dhe vendet anëtare. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More