Filmi malazez “Fëmijët nga rruga e Marksit dhe Engelsit” vjen për publikun kosovar në DokuKino

nga D. V.

Ambasada e Malit të Zi në bashkëpunim me DokuFest-in organizon në Prizren premierën kosovare të filmit të parë malazez pas rivendosjes së pavarësisë, “Fëmijët nga rruga e Marksit  dhe Engelsit”, të shtunën, më 21 qershor, në ora 20:00, në DokuKino.

Sipas njoftimit, njëri nga aktorët kosovarë që shfaqet në film, Fatmir Spahiu, do të jetë i pranishëm në premierë, raporton Telegrafi.

Në përshkrimin e shkurtër të thuhet se filmi sjellë një rrëfim të fuqishëm dhe të papërpunuar, të vendosur në Ballkan, që ndjek dy vëllezërit gjatë së njëjtës natë vendimtare në jetën e tyre.  “Njëri (30 vjeç) po përgatitet të vrasë një njeri për herë të parë. Tjetri (16 vjeç) është gati të përjetojë dashurinë për herë të parë. Ajo që duket e thjeshtë… nuk është aspak e tillë në Ballkan”.

Filmi me regji të Nikolla Vukçeviqit, sipas njoftimit, bashkon një rrjet të aktorëve nga rajoni, si Momçilo Otasheviq dhe Branka Staniq nga Mali i Zi, Emir Haxhihafizbegoviq dhe Goran Bogdan nga Bosnja e Hercegovina si dhe Fatmir Spahiun nga Kosova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More