Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por nuk ka marrë ende vendimin përfundimtar

nga D. V.

Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta godasë vendin, shkruan CBS.

Presidenti amerikan u përmbajt nga nisja e sulmeve në rast se Irani pranon të braktisë programin e tij bërthamor, tha një burim i lartë i inteligjencës për CBS.

Trump thuhet se po shqyrton një sulm amerikan ndaj Fordo-s, një strukturë nëntokësore e pasurimit të uraniumit në Iran, transmeton  Telegrafi.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të mërkurën hodhi poshtë kërkesën e Trump për dorëzim pa kushte, pasi presidenti amerikan tha se durimi i tij kishte mbaruar.

Të mërkurën, Trump tha: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, kur iu bë një pyetje në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në Iran.

Khamnei e qortoi Trumpin në fjalimin e regjistruar të së mërkurës, duke thënë se “çdo ndërhyrje ushtarake amerikane” do të ishte e kushtueshme dhe shtoi: “Kombi iranian nuk do të dorëzohet”.

Trump e hodhi poshtë refuzimin, duke thënë “paç fat”, por përsëri refuzoi të zbulonte planet e tij.

“Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj”, tha ai.

Lajmi se Trump mbështet planet e sulmeve u raportua për herë të parë nga Wall Street Journal.

Ushtria izraelite nisi sulme të tjera ndaj Iranit, duke goditur vendet e raketave dhe objektet bërthamore. Irani tha se kishte qëlluar raketa hipersonike në përgjigje. Nuk u raportuan dëme serioze në Izrael.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More