Zbulohen detaje të pagës së Florian Wirtz te Liverpooli

nga D. V.

Transferimi i shumëpritur i Florian Wirtz te Liverpooli vazhdon të marrë formë, me detaje të mëtejshme që dalin në pah rreth kushteve financiare të marrëveshjes.

Wirtz pritet ta kompletojë transferimin e tij nga Bayer Leverkuseni te Liverpooli gjatë të premtes për një shifër prej 117 milionë euro plus 19 milionë euro tjera në formën e bonuseve.

Por, sa pritet të fitojë ylli gjerman personalisht gjatë qëndrimit në Anfield?

Sipas Fabrizio Romano, mesfushori ofensivë 22-vjeçar pritet të fitojë një pagë rreth 200 mijë funte (234 mijë euro) në javë, së bashku me bonuse që lidhen me performancën.

Pra nga një përllogaritje e thjeshtë, Wirtz i bie të fitojë pak më shumë se 12 milionë euro në vit si pagë neto.

Pavarësisht spekulimeve për një pagë më të lartë, burime pranë marrëveshjes kanë sqaruar se paketa e pagave të Wirtz do të mbetet brenda strukturës ekzistuese të pagave të Liverpoolit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More