Për herë të parë në Kosovë shpallet gara për Agro-Gazetari, çmime për raportimet më të mira në bujqësi

nga D. V.

Për herë të parë në vendin tonë, po organizohet një garë për raportimet më të mira gazetareske në bujqësi.

Në kuadër të aktivitetit “Agro  Media Partnership”, Caritas-i Zviceran në Kosovë në programin EREA, vlerëson artikujt gazetaresk në fushën e agros me katër çmime: Dy çmime për video-artikujt më të mirë dhe dy për artikujt më të mirë të shkruar.

Të gjithë gazetarët, freelancer-ët apo studentët e gazetarisë mund të aplikojnë me artikujt e tyre të cilat janë publikuar gjatë këtij viti, apo edhe që mund të realizohen deri më 10 gusht, kur është edhe data e fundit e aplikimit.

Thirrjen për aplikimi: Gara për Agro-Gazetari e keni edhe në faqen e Facebook-ut të Caritas-it Zviceran në Kosovë (vegëza: https://www.facebook.com/CaritasSwitzerlandinKosovo ), por e gjeni të plotë me gjitha detajet më poshtë:

THIRRJE PËR APLIKIM  GARA PËR AGRO-GAZETARI

Qëllimi:

Caritas-i Zviceran në Kosovë në kuadër të aktivitetit “Agro Media Partnership” në programin EREA  organizon për herë të parë garë për artikuj gazetaresk për bujqësi.

Synimi është që kjo garë të jetë i rregullt me qëllim:

Nxitjen e raportimit për bujqësi dhe prodhimin e përmbajtjes cilësore;

Të nxis gazetarët dhe studentët e gazetarisë për raportimin e bujqësisë;

të rritet ndërgjegjësimi publik për rëndësinë e fermerëve dhe të bujqësisë në Kosovë, dhe rolin e gazetarisë në promovimin e një diskursi të tillë.

Rreth aktivitetit Agro-Media

Partneriteti Agro-Media është kompontentë e programit Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi (EREA), i cili zbatohet nga Caritas-i Zviceran në Kosovë dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.

Qëllimi i këtij partneriteti është përmirësimi i cilësisë, qasjes dhe ndikimit të informacionit bujqësor që shpërndahet përmes mediave.

Kjo nismë synon të zvogëlojë boshllëqet në komunikim që pengojnë zhvillimin e sektorit bujqësor, duke shqyrtuar ndërveprimin ndërmjet fermerëve, agrobizneseve dhe profesionistëve të medias.

Gjithashtu, projekti synon të ndërtojë kapacitete të qëndrueshme brenda sektorëve të bujqësisë dhe medias, për të garantuar një ndikim afatgjatë.

Ky ndërhyrje bazohet në qasjen për Zhvillimin e Sistemit të Tregut (Market System Development) dhe ka për qëllim që, ndër të tjera, të zgjerojë mbulimin mediatik të fermerëve të vegjël, bizneseve agrobujqësore dhe aktorëve të tjerë të tregut.

Tema të nënpërfaqësuara në media që inkurajohen në kuadër të kësaj gare janë: bujqësia organike, teknologjitë bujqësore inovative, sfidat e bujqësisë tek agrobizneset dhe fermerët, gratë në bujqësi dhe këshillimi nga ekspertët mbi praktikat bujqësore. Edhe temat e tjera bujqësore nuk janë të përjashtuara.

Çmimet:

Këtë vit do të ndahen 4 çmime, për video artikujt dhe artikujt më të mirë të shkruar.

Video-artikull:

Vendi i parë – 600 €
Vendi i dytë – 400 €

Artikull të shkruar:

Vendi i parë – 600 €
Vendi i dytë – 400 €

Kriteret e aplikimit:

Aplikues mund të jenë: gazetarët/gazetaret, gazetarë/gazetare freelancer dhe studentët/studentet e gazetarisë.

Formatet gazetareske që do të vlerësohen janë: 1) video-artikull dhe 2) artikujt e shkruar.

Numri maksimal i aplikimeve nga i njëjti person është 2 (dy).

Nje aplikim për video artikull, dhe

Një artikull për artikull të shkruar.

Artikujt gazetaresk duhet të jenë të publikuar brenda periudhës 1 janar 2025 deri më 10 gusht 2025.

Nëse artikulli është i papublikuar deri me 10 gusht, aplikuesi duhet të konfirmojë median ku do të publikohet.

Video artikulligarues nuk duhet të jetë më i gjatë se 7 minuta si dhe te jetë i qasshëm dhe funksional (p.sh. linqet e artikujve dhe videove / video materialet e dërguara të mund të hapen).
Artikulli i shkruargarues nuk duhet të jetë më i gjatë se 1000 fjalë.

Kriteret e vlerësimit për video artikull:

Origjinaliteti: Ideja duhet të jetë e pa kopjuar/ dhe të jetë origjinale.
Relevanca: Përmbajtja të ketë relevancë për komunitetin bujqësorë por edhe për qytetarët.
Thellësia e trajtimit: Tema e përzgjedhur dhe trajtimi i storjes duhet të jetë i trajtuar dhe faktik.
Kreativiteti: Përdorimi i formave kreative nga përzgjedhja deri te realizimi.
Cilësi në realizimin teknik: Incizim dhe audio.

Kriteret e vlerësimit për artikulli të  shkruar:

Origjinaliteti (Ideja duhet të jetë e pa kopjuar dhe të jetë origjinale)
Relevanca (Përmbajtja të ketë relevancë për komunitetin bujqësorë por edhe për qytetarët)
Thellësia e trajtimit (Tema e përzgjedhur dhe trajtimi i storjes duhet të jetë faktik dhe i trajtuar thellësisht si problem)
Kreativiteti (Përdorimi i formave kreative nga përzgjedhja deri te realizimi)

Vlerësimi do të realizohet nga një juri profesionale e pavarur, e paanshme.

Si të aplikoni:

Aplikimi bëhet duket dërguar materialin ose linkun e artikullit të publikuar në e-mail: agrocompetition@gmail.com.

Titulli i emailit (subject line) duhet te jetë: “Emri Mbiemri– Agro Competition – EREA”.

Afati i aplikimit:

Pranimi i aplikimeve: 1 Korrik 2025 – 10 Gusht 2025.

Shpallja e fituesve: 29 Gusht 2025.

Për programin EREA

Programi Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi (EREA) në Kosovë është një program trevjeçar për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale, i cili adreson rolin në ndryshim të bujqësisë në ekonominë dhe mjedisin e Kosovës.

Duke u ndërtuar mbi bazën e një projekti pararendës, EREA synon të mbështesë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mirëkuptimin ndërmjet komunitetit bujqësor dhe atij mediatik, në mënyrë që të rritet vetëdijesimi dhe bashkëpunimi kolektiv ndërmjet aktorëve të sektorit bujqësor dhe medias.

Ky program financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe zbatohet nga Caritasi Zviceran.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More