Forumi i biznesit të Italisë dhe Maqedonisë në Shkup

nga D. V.

Shkup, 2 korrik – Forumi i biznesit mes përfaqësuesve të komunitetit afarist të Maqedonisë dhe Italisë do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Ambasadës të Republikës së Italisë, ndërsa në bashkëpunim me Agjencinë Tregtare Italiane ITA (Italian Trade Agency).

Në hapjen e forumit do të mbajnë fjalim ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Maria Tripodi. Ndër të ftuarit e nderit, sipas programit, do të jenë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministrja e Energjetikës dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozinovska dhe ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski.

Në forum, siç informojnë nga Ambasada e Italisë, do të marrë pjesë një delegacion biznesi prej rreth 40 kompani dhe institucione financiare italiane, të udhëhequr nga zëvendësministrja Tripodi.

Forumi i biznesit është hartuar si një ngjarje njëditore e fokusuar në prezantimin e mundësive të biznesit në sektorët e infrastrukturës, tranzicionit energjetik dhe ekonomisë rrethore, dixhitalizimit dhe inovacionit teknologjik, si dhe instrumenteve financiare për të mbështetur investimet.

Qëllimi i forumit, siç theksojnë nga Ambasada e Italisë, është të promovojë bashkëpunimin dypalësh, shkëmbimin dhe investimet, ndërsa janë planifikuar gjithashtu takime B2B dhe B2G midis kompanive dhe institucioneve të Italisë dhe Maqedonisë. Deri më tani, më shumë se 180 kompani të Maqedonisë janë regjistruar për të marrë pjesë në Forum.

Në margjinat e forumit, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme, është planifikuar një takim dypalësh midis ministrit Mucunski dhe zëvendësministres Tripodi, në të cilin do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në sferën ekonomike dhe tregtare

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More