Zëvendëskryeministri Mexhiti uron SHBA-në për 4 Korrikun: “Amerika, simbol i lirisë dhe partner i pazëvendësueshëm”

nga Redaksia

Shkup, 4 Korrik – Me rastin e 249-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues i shqiptarëve, ka shprehur urimet dhe mirënjohjen më të thellë për vendin mik dhe aleat – SHBA-në.

Në një mesazh përshëndetës, ai theksoi se 4 Korriku nuk është vetëm një ditë simbolike për popullin amerikan, por edhe një moment reflektimi për të gjithë ata që ndajnë vlerat universale të demokracisë, lirisë dhe barazisë.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten një aleate e fuqishme dhe një partner i pazëvendësueshëm për vendin dhe popullin tonë,” u shpreh ai, duke e quajtur Amerikën një “qytet të ndritshëm mbi kodër” që ka frymëzuar lëvizjet çlirimtare dhe ka mbështetur popujt liridashës kudo në botë.

Zëvendëskryeministri nënvizoi gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin më gjerë.

Në përmbyllje të urimit, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të partneritetit mes dy vendeve:

“Në këtë ditë të veçantë, le të kujtojmë dhe të festojmë jo vetëm lirinë dhe idealet që lindën më 4 Korrik, por edhe miqësinë e ngushtë dhe partneritetin e fortë që i lidh popujt tanë.”

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Amerikë! – përfundon mesazhi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More