Privohet nga liria një 33-vjeçar për transportim të mallrave pa dokumentacion

nga D. V.

 Shkup, 1 gusht – Një person tridhjetë e tre vjeç gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria për transport mallrash pa dokumentacion, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

“Rreth orës 17:30, nëpunës policorë nga SPB-Shkup – Departamenti Policor Mirkovc e kanë privuar nga liria V.R nga f. Tanushë, rrethi i Shkupit. Gjatë kryerjes së veprimtarisë së motopatrullimit, në f. Kuçevishtë, rrethi i Shkupit, nëpunësit policorë ndaluan mjetin transportues “Citroen” me targa  të Shkupit, të drejtuar nga V.R. dhe gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se në të po transportonte mallra për të cilat nuk posedonte kurfarrë dokumentacioni”, shpjeguan nga MPB-ja.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More