Rama: Spitali i Lezhës me aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi

nga D. V.

Spitali Rajonal i Lezhës, i cili tashmë ka marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, po rikonstruktohet tërësisht duke rritur gamën e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi.

Spitali i Lezhës është një prej 53 strukturave spitalore që po transformohet me infrastrukturë moderne dhe me kushte më të mira në shërbim të qytetarëve dhe stafit shëndetësor.

Pas maternitetit, investimi në godinën qendrore të Spitalit Rajonal Lezhë përmbyll ciklin e investimeve në këtë spital.

Ky investim përfshin godinën qendrore të spitalit me sipërfaqe ndërtimi rreth 4 mijë m2, ku përfshihen të gjithë shërbimet me shtretër, reanimacioni, urgjencat peadiatrike dhe ato për të rritur, terapia intensive, pediatria, kirurgjia.

Me një kapacitet prej 117 shtretërish, ky spital do të ofrojë shërbime cilësore për rreth 200 mijë banorët e zonës që mbulon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More