Mickoski: Nuk do të hapet miniera Kazandoll, Maqedonia kurseu 115 milionë euro

nga D. V.

Shkup, 20 gusht – Nuk është e vërtetë se miniera Kazandol do të riaktivizohet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa inspektoi punimet në fabrikën e re në “Anfenol” të Koçanit.

“Pronarët e investimit në Kazandol humbën kontestin dhe kërkesën për dëmshpërblim prej 115 milionë eurosh. Kjo do të thotë se ata nuk kanë më koncesion. Nuk është e vërtetë se me atë që ka humbur kompania, miniera tani do të hapet. Ky është tashmë një ndërtim dhe një përpjekje për manipulim nga qarqe të caktuara që nuk kanë qëllime të mira për Maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë”, tha Mickoski.

Kryeministri megjithatë tha se ky është arbitrazhi i dytë që kjo Qeveri e fiton dhe presim që të paktën edhe dy të tjera të përfundojnë në periudhën që vijon. Për të, pyetja e vërtetë është si në të kaluarën ishte praktikë që arbitrazhet të humbeshin, dhe si tani papritmas ato fitohen në favor të shtetit.

“Kjo duhet të hetohet, të shohim pse ka ndodhur kështu në të kaluarën, po ne bëmë ndryshime të caktuara në ekipin e avokatëve, por disi është simptomatike se si në të kaluarën humbeshin të gjitha arbitrazhet, ndërsa tani i fitojmë. Në këtë rast bëhet fjalë për një arbitrazh me vlerë rreth 115 milionë euro, kaq ishte kërkesa paditëse nga pala kundërshtare që kërkonte nga pala e paditur, në këtë rast ajo ishte Maqedonia. Arsyeja që të ndodh ky arbitrazh është ndërprerja e koncesionit nga ana e Qeverisë për themelimin e minierës Kazandol”, tha kryeministri Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More