Ma Zhaoxu, zv/Ministër i Jashtëm i Kinës, gjatë një konference shtypi mbi aktivitetet përkujtimore për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore Antifashiste, u shpreh se koncepti për ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, ka gjetur një mënyrë të menduari për marrëdhëniet ndërkombëtare, ka krijuar një strukturë të re shkëmbimesh ndërkombëtare dhe ka projektuar vizionin e ri për një botë akoma më të bukur.
Kjo nismë ka realizuar kapërcimin historik nga vizioni i bukur në praktikën e pasur, nga propozimi i konceptit në sistemin shkencor, nga dypalëshja në shumëpalëshe, nga sfera rajonale në atë globale, nga zhvillimi në siguri, nga bashkëpunimi në qeverisje, duke pasur rezultatet frytdhënëse të gjithanshme dhe krijuese.

