Haziri: ‘Shuplakën’ e Uashingtonit për qeverinë Kurti duhet ta dëgjoj presidentja, por edhe Kuvendi

nga L. M

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ‘shuplakën’ e Uashingtonit për qeverinë Kurti duhet ta dëgjoj presidentja, por edhe Kuvendi.

“Ka tri vjet që aleati më i madh dhe mbështetësi i pakusht, SHBA, ka nënvizuar marrëdhëniet e pakushtëzuara, mbështetjen e pakushtëzuar dhe progresin e dëshiruar për popullin e Kosovës. Por, ka kërkuar në mënyrë decidive veprime të qeverisë për të gjithë qytetarët e saj, e cila e solli punën deri këtu: Populli mbetet i mbrojtur nga qeveria amerikane, por jo kjo Qeveri dhe kryeministri në detyrë kabineti i tij”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Ai ka thënë se ka kohë që jemi bërë lajm i keq për vendime të këqija, veprime të dëmshme e mosbashkëpunim, por askush nuk e ka pritur këtë ditë.

“Kjo ‘shuplakë’ e Uashingtonit duhet të dëgjohet shumë. Duhet ta dëgjoj presidentja e para, por edhe Kuvendi. Roli historik dhe amaneti i përhershëm është: marrëdhënie speciale me SHBA-të. Duhet veprim për të ruajtur këtë mision. ‘Ku e lamë, e ku na mbeti’!”, ka shkruar Haziri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More