Shpërthim në një fabrikë eksplozivësh në Rusi, tre të vdekur

nga L. M

Tre persona u vranë dhe pesë u lënduan në një shpërthim në uzinën e eksplozivëve Avangard në qytetin Sterlitamak, rajoni i Bashkortostanit.

Shpërthimi në uzinën ndodhi të premten në mbrëmje.

Ekspertët mjeko-ligjorë po hetojnë shkakun e shpërthimit.

Ende nuk dihet nëse ai ishte shkaktuar nga sulmet me dronë ukrainas.

Shërbimet e emergjencës thanë se kishin përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në uzinën Sterlitamak, të cilat kishin vazhduar gjatë gjithë natës.

Ndryshe, uzina Avangard prodhon eksplozivë industrialë dhe çmonton municione.

Që nga viti 2022, ajo është kontrolluar nga konglomerati industrial shtetëror rus Rostec.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More